Jasharaj: Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBAShK), Rrahman Jasharaj i është drejtuar mediave përmes një letre ku ka sqaruar se atij i është hapur një llogari e rrejshme, në rrjetin social Facebook .
“Të pafytyrët nuk pushuan duke me sharë e fyer edhe për pamjen sepse kishin hulumtuar me UDB-në e tyre dhe nuk kishin gjetur as edhe një minus te unë. Më i poshtëri nga ta, që tani u shpërblye të jetë anëtarë kryesie i partisë në pushtet me kishte bërë sulmin më të rëndë e që më kushtoi me pasoja në shëndet dhe si i tillë e i poshtër që është e mbetet doli e kërkoi falje”, ka shkruar mes tjerash ai.
Ai ka thënë se rastin e ka raportuar në Polici.
“Nuk paska fund poshtërsia e të pafytyrëve sepse një individ, që fatkeqësisht ka humbur gjithë njerëzoren, paska hapur një profil në Facebook me foton time nga një emision shumë i shikuar televiziv dhe çdo gjë dukej sikur ai është Facebook-u im. Kishte bërë edhe shkarravina ky farë i pafytyri dhe të gjitha sikur unë i kam postuar. I tmerruar nga ky realitet u ndala në Pejë sot dhe shkova në polici për ta lajmëruar këtë akt penal e të dënueshëm. Policia bëri gjithë të duhurat dhe u ndjeva edhe një herë krenar që Kosova ka djelmosha e vajza të tilla që kryejnë me përkushtim detyrën e tyre”, ka sqaruar Jasharaj./21Media

Back to top button