Jasharaj paralajmëron grevë të përgjithshme

Viti shkollor sivjet mund të fillojë më vonë. Kjo për shkak se Kryetari i Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jashari ka paralajmëruar grevë të përgjithshme të mësimdhënësve nga shtatori.
Jashari përmes një shkrese drejtuar mediave ka kritikuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti për gjendjen ekonomike në vend, i njëjti ka thënë se ngritja e çmimeve po u krijon vështirësi.
“Qeveria Kurti është e vetmja që jeton jashtë realitetit sepse ka krijuar me rrjete sociale një realitet për veti dhe nuk i ndal lëvdatat për arritjet që nuk ekzistojnë, për ngritjen ekonomike që nuk është dhe për buxhetin më të latë në gjithë vitet e pasluftës, që bazuar në sjelljet e veprimet e shefit të kuletës, Hekuran Murati, nuk është.”, thuhet në letrën e SBASHK-ut.
Sipas Jasharajt, Qeveria Kurti nuk po përgjigjet kërkesave për takime e dialog me Sinidikata.
“Qeverisë Kurti sindikatat i dërguan letra për takime. I dërguan mesazhe me protesta e greva se janë shumë të pakënaqur dhe se kanë kërkesa të anëtarësisë që duhet realizuar. I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij  plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje”, thuhet në shkresë.
Jasharajt u shpreh se Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vë gishtin kokës sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë.
Andaj si rrjedhojë, SBASHK thotë se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë  do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje.
“Qeveria as nuk po ngrit pagat, as nuk po fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave. Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës. Mirëpo le ta dinë  deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Mirëpo le ta dinë  deputetët e pozitës, të opozitës dhe i gjithë populli i Kosovës së angazhimit të sindikata për dialog u ka ardhur fundi. Ata pasi  dërguan edhe plakun, pra ndërmjetësuesin ligjor për dialog , e qeveria nuk u lodh as për këtë angazhim të sindikatave për dialog, atëherë  para shtatorit do të shohim reagimet e forta të sindikatave, kurse populli le ta di se në shtator çerdhet, shkollat, pastaj edhe Universitetet dhe administrata në komuna , por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë  do të jenë në grevë të përgjithshme e cila do të jetë deri sa Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen e të kuptoj se duhet të ulet me sindikatat të gjej zgjedhje”, shkruhet më tej.
Sipas tyre, zgjidhja është e mundur.
“E zgjedhja është e munduar sepse Kurti, Murati kanë thënë me plot gojën se ka ngritje të latë ekonomike, ka rritje të lartë të të hyrave dhe se buxheti është më i larti në 22 vitet e lirisë së Kosovës”, përfundon letra e SBASHK-ut./21Media

Back to top button