Jasharaj: S’duam lëmoshë, do të merren veprime ligjore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha sot se komunat të cilat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, nuk kanë raportuar në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, ndonëse e kanë obligim. Sipas saj, kompensim do të ketë vetëm për punën e bërë. Shtoi se, ligji duhet të respektohet në tërësi.
Se nuk do të ketë paga për mësimdhënësit e tha edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai tha se sa i përket qëndrimit të ekzekutivit për grevat, vlen ajo që parimi pagë për punë do të respektohet.
Por këto deklarata i quan nxitëse kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj. Ai tha për RTV21 se Nagavci po krijon përçarje mes mësimdhënësve dhe se nuk meriton emërtimin ministre.
“Qeveria në këtë mënyrë ose atë mënyrë është duke e shkatërruar sistemin arsimor dhe meritat më të mëdha i takojnë ministren Nagavci dhe për mua ajo se meriton emërtimin ministre, sepse ajo është dashur të jetë më e shqetësuar se ne. Kjo nuk është ministre e arsimit. I mjeri ai që ka me ul kokën e ka me u turpnu. E ai nuk jam unë”, tha Jasharaj.
Jasharaj theksoi se c. Vlerëson se një ndarje e tillë vetëm e mësimdhënësve është sulm ndaj tyre.
“Data e fundit ligjore, kufiri është nesër dhe nëse nuk ndodhë do t’i përdorim të gjitha fuqitë ligjore, një kallëzim penal e kemi dërguar kur u vonuan pagat dhe do të ulemi ashtu shkollë më shkollë dhe është zëri i anëtarësisë që do të vendos… sulm i pa denjë sulm i qëllimisht dhe sikur po don që të mos ketë qetësi e rehati në arsim dhe të ketë greva, dhe greva nuk është mbyll vetëm është pezullua”, theksoi ai.
Këshilli i Prindërve të Kosovës ndërkohë gjatë ditës njoftoi se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen për të mbledhur fonde solidariteti, për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit. Por Jasharaj thotë se nuk po kërkojnë lëmoshë.
“Po të kishin pas deklarata ma ndryshe gjatë grevës, po të mos kishin pas deklarata që do t’i çregjistrojnë fëmijët që s’ka kush në botë. Ne s’kemi kërku që ta shaj qeverinë, por kemi kërkuar të që bëjë apel të realizohen kërkesat. Ne s’duam lëmoshë. Ne kërkojmë paratë që ka mbledh populli përmes tatimeve e që s’janë të qeverisë”, tha kryetari i SBASHK-ut./21Media

Back to top button