Guardiola për Mahrez: Të jap maksimumin për të rifituar vendin në Man City

Pep Guardiola i ka thënë anësorit Riyad Mahrez se duhet të jap maksimumin për të rifituar vendin e tij në Manchester City.
Anësori algjerian ka bërë vetëm një start që nga gushti, me Phil Foden që zë vendin e tij në krahun e djathtë.
Guardiola thotë se ai ende ka nevojë për Mahrez, duke pasur parasysh faktin se 31 vjeçari ka qenë një pjesë e madhe e suksesit të fundit të Cityt, por e ka sfiduar atë që të kthehet në top formë.
“Unë e njoh në mënyrë të përsosur Riyadin. Ne kemi nevojë që ai të kthehet në më të mirën e tij dhe kur të jetë më i miri – personaliteti, aftësia, cilësia, dashuria e tij për lojën. Hap pas hapi ai do të kthehet. Tani ai nuk po luan shumë, por duhet të kthehet në gjendje më të mirë fizike. Pjesa tjetër, nuk mund t’i mësoj asgjë – ai është shumë i mirë”, tha Guardiola./21Media

Back to top button