Jashari: Është turp të qëndroni në Amerikë, dilni këtu e thoni të vërtetën

Kryetari i SBASHK, Rrahaman Jashari ne protestën e sotme te punëtorëve i bëri thirrje Qeverisë që t’i realizojë kërkesat e punëtorëve në të kundërtën siç tha ai do të ndërmarrën edhe masa tjera. Ai iu ka drejtuar Qeverisë duke i thënë se tani po flet punëtoria e Kosovës .
“Është turp të qëndroni nën hije e në Amerikë e gjetkë e mos të qëndroni këtu e ta thoni të vërtetën para këtyre njerëzve që po rrinë në diell”, tha Jashari.
Ai paralajmëroi veprime më të rënda në rast se nuk ftohen në bisedime.
“Pas kësaj proteste do të ketë veprime të rënda të cilat ne nuk i duam, por ju si duket por i doni . Heshtja e qeverisë, ikja nga dialogu e tregon se ne kemi të drejtë. se kërkesat tona janë legjitime. Ne e duam Ligjin e Pagave por jo ligj që na punon dikush, po ligj qe e punojmë edhe ne. Këta janë njerëz që edhe vitet e ‘90-ta i thanë pushtuesit jo, i kanë thënë Kosovës po, e këta njerëz tani që ishin të Kosovës po dalin me pension të pleqërisë e shteti po tallet me ta . “, tha Jashari duke shtuar se nëse nuk merren masa do të bëhen greva të përgjithshme./21Media

Back to top button