Hykolli – Qeverisë: Mos na shpërfillni dhe hapni derën e dialogut social

Kryesindikalisti Atdhe Hykolli, duke u uruar mirëseardhje në protestë punëtorëve, tha se BSPK-ja është sindikata më madhështore në Ballkan.
Protestat, sipas tij, janë zile e alarm që ftojnë vëmendje, që shpalosin kërkesat e popullit.
Hykolli tha se sot u mblodhën për t’ia kujtuar Qeverisë së Kosovës se “ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushje të premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur, shkruan rtv21.tv
“Mos na shpërfillni dhe hapni derën e dialogut social. Shqetësimet tona janë reale, të përbashkëta dhe shqetësime të cilat i njihni edhe ju. Jo zvarritje të projektligjit për Paga, që tashmë do të duhej të ishte miratuar dhe do të rregullonte sistemin e pagave ashtu siç duhej, por jo mospërfillja dhe shpërfillja nuk ju lë”, tha Hykolli.
“Nuk mund të bëhet Ligji i Pagave me emër e mbiemër, por duhet bërë ligjin që të krijoj një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik. Që të përfshinë parimet dhe rregullat, dhe përcaktim të pagës në sektorin publik. Si dhe të krijojë një sistem transparent të pagave dhe shpërblimeve atraktive të menaxhueshme”, tha ai, duke shtuar se mbi të gjitha një ligj që shpërblen si duhet dhe ku duhet djersën e punës.
Tutje, Hykolli theksoi se janë këtu bashkërisht që të thonë se deri sa kjo të ndodhë duan dhe kërkojnë arsyeshëm rritjen e pagës 100 euro për të gjithë të punësuarit./21Media

Back to top button