Jashari i lumtur me sukseset që çdo ditë po shënon Ushtria

 

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, sot mori pjesë në paradën e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen “Adem Jashari”, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai u shpreh se ndihet krenar me sukseset e Ushtrisë së Kosovës.

“Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë.
Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë!”, shkroi Jashari në facebook.

Sot ushtria e Kosovës e nderoi “Epopenë së UÇK-së”, në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrën jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Atij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe ka arritur t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj. Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media

Back to top button