Jashari: Në sistemin arsimor i kemi 400 njerëz me sëmundje të rënda

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës – SBAShK, Rrahman Jashari, në ”Click”, të RTV21 tha në sistemin arsimor janë 400 të punësuar me kancer dhe sëmundje të rënda të cilët në shkollë shkojnë sa për ta ruajtur pagën.
Në lidhje me këtë Jashari tha se kanë kërkuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të angazhohen kuadrot tjera në mënyrë që të sëmurit të lirohen nga puna, por që tu sigurohet një pension  më i madh për trajtimin e sëmundjeve të tyre.


Në lidhje me kërkesat e SBASHK-ut, Jashari, në Click të RTV21 tregoi se kanë anuluar grevën dhe protestat dhe i kanë dhënë afat Qeverisë që deri në fund të muajit mars që Ligji të shkojë për miratim në Kuvend./21Media

Back to top button