Jashari: Përballja e qytetarëve me tri lista votimi para vetës, do të ketë shumë telashe dhe vota të pavleshme

Analisti, Shemsi Jashari, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me zgjedhjet lokale, ka thënë se problematike për qytetarët mund të jetë përballja me tri lista votimi para vetës.

Ai shtoi se me këto tri lista votimi mund të ketë shumë telashe dhe shumë vota të pavleshme.

“Problemi për me shkuar në zgjedhje lokale edhe në zgjedhjet nacionale bashkë përveq që KQZ-ja ka në aspektin teknik për me përgaditë, tash janë dëshmuar që nuk kanë kapacitet me menaxhu, është problemi tjetër tek qytetarët, do të thotë qytetari përballet me tri lista votimi para vetës, e që do të ketë shumë telashe dhe shumë vota të pavleshme, do të ishte një kaos i vërtetë”, tha Jashari. /21Media

 

 

Back to top button