Java e ardhshme në Kosovë e nxehtë, por edhe me shi

Mot jostabil, me shira, shtrëngata e në vende të izoluara me mundësi për breshër, pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë, ka njoftuar Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, ndryshimi i motit pritet të ndodhë për shkak të një cikloni me qendër rreth gjirit të Gjenovës që do të ndikojë të dielën në çrregullimin e kushteve meteorologjike në pjesën dominuese të Gadishullit Ballkanik dhe gradualisht ky ciklon do të zhvendoset në juglindje të kontinentit, duke krijuar kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Të hënën pritet të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara, të cilat gjatë ditës parashihen të intensifikohen, duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihen reshje breshëri.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
