Çitaku- Costas: Kosova e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, së bashku me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj, kanë pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.
Çitaku njoftoi se gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova, si dhe për potencialin dhe perspektivën e saj evropiane.
Ajo tha në prag të zgjedhjeve ka riafirmuar bindjen se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët evropianë.
“Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, ka deklaruar Çitaku./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?