Java e fundit e dimrit me borë e shi

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës njofton se java e fundit e stinës së dimrit do të jetë e ndryshueshme si pasojë e masave relativisht të ftohta që vijnë nga ana veriperëndimore e kontinentit.

“Parashihet të kemi rënie në fushat barike dhe ato termike dhe si rezultat i këtyre ndryshimeve fizike parashihen reshje shiu dhe bore. Borë kryesisht në viset mbi 800m
lartësi mbidetare, ndërsa në viset e ulëta parashihet shi dhe borë. Kjo situatë e paqëndrueshme do të vazhdoj deri me datën 18 apo 19 mars, pastaj mbi vendin tonë parashihen kthjellime dhe rritje të lehta të temperaturave”, njofton Instituti Hidrometorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri 7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, bëri të ditur IHM./21Media 

Back to top button