Java e fundit e korrikut, temperaturat deri në 36 gradë 

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.
Bëhet e ditur se temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.
‘’Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha’’, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button