Javën e ardhshme, mot i ndryshueshëm në vend
Në javën e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm në vend.
Sipas Intitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pjesa e parë e ditës do të hapet me diell, por gjatë ditës do të ketë vranësira, reshje shiu e shkarkime elektrike.
“Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshëri (breshnizë)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbesin në vlera të njëjta.
“Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezent kohëve të fundit”, vazhdon njoftimi i IHMK-së.
Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalishtë e fortë./21Media