“Je më e bukur se kjo fotografi e rregulluar”, Yllka i kundërpërgjigjet ndjekëses

Artistja Yllka Kuqi ka ndarë në Instagram një kundërpërgjigje ndaj një ndjekëse e cila duket se e ka kritikuar në një fotografi të sapopublikuar.
“Je shumë më e bukur se kjo fotografi full app”, i shkroi ndjekësja – “Pse s’po komenton pra në fotot tjera që s’janë full app”, ia ktheu Yllka.

Yllka është ndër të pakta artiste që nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjike, megjithëse nuk janë aspak të rralla komentet ku personazhet e showbiz-it kritikohen në fotografitë që postojnë në Instagram.
Artistja ka publikuar shumë këngë, kujtojmë “Të kujtoj”, “Digjem zjarr”, “A ke zemer”, “Mbretnesha e mbramjes”, “Je dashnia”, e shumë të tjera si bashkëpunime ashtu edhe solo./21Media

Back to top button