Jeff Bezos, personi më i pasur në botë

 
Jeff Bezos, personi më i pasur në historinë moderne. Ky person, i cili është pronar i Amazon, shtoi pasurinë e tij pasi që Pentagoni anuloi kontratën me Microsoft.
Për një periudhë të shkurtër në muajin janar, Elon Musk u bë personi më pasur në botë, me një pasuri vlera e të cilës arriti $210 miliard dollarë. Megjithatë Jeff Bezos shpejtë fitoi këtë pozitë pasi që ngritja e çmimeve të Amazon vazhdoi të ngritet, deri në 15.4 për qind këtë vit.
Bezos tani ka 211 miliard dollarë. Tani, Bezos ka 30 miliard dollarë më shumë se rivali i tij Elon Musk, gjë që e bën njerin më të pasur në historinë e modernizmit.
Analistë të ndryshëm besojnë se Microsoft mund të fitojë sërish kontratën me Pentagonin, sepse kanë kohë për të adaptuar teknologjinë e tyre për nevojat e tyre. Kjo do të thotë se shifrat e ftimeve të Bezos mund të bien gjatë muajve në vijim.
Megjithatë përkundër pasigurisë për të ardhmen e pasurisë së tij, arritja e nivelit “personi më i pasur në historinë e modernizmit” është vërtetë një arritje e jashtëzakonshme.
Gjatë javëve të ardhshme, Bezos do të pensionohet nga Amazon, por edhe pasi që të pensionohet, do të vazhdojë të bëjë para nga Amazon dhe Andy Jassy, që është përgjegjësi i tanishëm i Amazon Web Services./21Media

Back to top button