Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen një muaj pas martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë bërë një nga dasmat më të përfolura të vitit.
Festa e madhe në Gjeorgji pati një mbulim të jashtëzakonshëm mediatik, përfshirë muajin e tyre të mjaltit në Paris, që po ashtu u bë temë kryesore në mediat rozë.
Por, historia e përsosur e dashurisë së tyre mund të mos duket njësoj tani që festa ka mbaruar.
Sipas një burimi pranë çiftit, ata kanë filluar të kenë probleme me humorin e Affleck, gjë që po e shqetëson Lopez-in dhe po e bën të pasigurt në vete.
Madje, sipas burimeve pranë saj, ajo ka frikë se Ben mund të lodhet shumë shpejt nga ajo.
“Tani gjithë emocionet e dasmës, muajit të mjaltit janë zhdukur. Jen është e tmerruar se Ben do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore..Ajo ndjen presion për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka për ta mbajtur Benin të lumtur”, ka thënë burimi./21Media

Back to top button