Jep dorëheqje drejtori menaxhues i AKP-së

Drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.
Lajmin e ka bërë të ditur sot ai përmes një postimi në ”Facebook”, me ç’rast i ka falënderuar të gjithë kolegët e tij për bashkëpunim.

”Falenderoj koleget, pa perjashtim, per bashkepunim per 3 vite me radhe. Ish anetareve te Bordit te Drejtoreve u jam morenjohes per mbeshtetjen, e poashtu Bordin e Drejtoreve aktual per qasjen e korrektesine e tyre. Drejtimi qe po merr procesi i transformimit te prones shoqerore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, me kane bere te vleresoj qe kontributi im i metutjeshem ne AKP eshte panevojshem edhe me tutje”, ka shkruar Tolaj në ”Facebook”./21Media
Back to top button