Protestuesit vendosin tendë të re në Jarinjë

Në ditën e tetë të protestave në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, situata vazhdon të jetë e qetë.
Por, protestuesit serbë kanë filluar të ngrisin një tendë të re në shenjë rezistence ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa plotësuese të makinave.
Rruga mbetet e bllokuar nga kamionët dhe automjetet e ndryshme, ndërsa vërehet numër i vogël i protestuesve serbë./21Media

Back to top button