Jep dorëheqje kryeministrja e Skocisë

Nicola Sturgeon, sot njoftoi se do të japë dorëheqje pas tetë vjetësh si kryeministre e Skocisë.
Kryetarja e Partisë Kombëtare Skoceze e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Edinburgh.
Ajo do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një drejtues i ri i SNP-së, shkruan CNN.
Sturgeon tha se ajo e di se është “koha” që ajo të tërhiqet, duke shtuar se “është e duhura për mua, për partinë time dhe për vendin”.

Back to top button