Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mashtruar policinë në vitin 2013

Louise Haigh ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministres së Transportit të Mbretërisë së Bashkuar pasi doli në dritë se ajo kishte pranuar fajësinë për mashtrim.

Ajo ka pranuar se i kishte thënë policisë në vitin 2013 se kishte humbur telefonin e punës gjatë një grabitje, por më vonë e kishte zbuluar se telefon nuk e kishte marrë me vete.

Ajo mori një lirimin me kusht nga gjykatësit, pas incidentit që ndodhi përpara se të bëhej deputete.

Dorëheqja e Haighut është e para në qeverinë e kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer dhe 37-vjeçarja tha se emërimi i saj si “anëtarja më e re grua e kabinetit” “mbetet një nga arritjet më të mëdha të jetës sime”.

Në kohën e krimit, Haigh punonte si menaxhere e politikave publike për kompaninë e sigurimeve Aviva.

Pas raportimeve nga Sky dhe The Times, Haigh lëshoi një deklaratë, duke thënë se kishte raportuar një grabitje në Londër.

Ajo tha se kishte raportuar telefonin si një nga disa sende që ajo besonte se ishin vjedhur dhe kishte marrë një telefon të ri pune.

Pas një kohe, shtoi ajo, kishte zbuluar se aparati ishte ende në shtëpinë e saj dhe e kishte ndezur, çka “ngriti vëmendjen e policisë”, duke e çuar atë për ta marrë në pyetje.

Haigh tha se ajo pranoi fajin për raportim të rremë në polici në një gjykatë, gjashtë muaj para se të bëhej deputete në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 dhe mori lirimin.

Ndryshe, Haigh ishte përgjegjëse për një nga politikat kryesore të qeverisë, rinacionalizimin e rrjetit hekurudhor të vendit nën Great British Rail.

Back to top button