Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje nga poztia e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Linda Çavdarbasha përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se vendii i saj erdhi për arsye të vazhdimit të karrierës së saj profesionale.

“Ju njoftoj se nga dje 31.03.2023, nuk do të jem më pjesë e Kabinetit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pozitën e zëvëndësministres.Ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar Kryeministrin Kurti.Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrieres sime profesionale.
Dua të falënderoj secilin prej jush për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.”, ka shkruar ajo në Facebook./21Media

Back to top button