Jep dorëheqjen Jorgo Goro

Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen nga bashkia e Himarës. Me anë të një letre drejtuar këshillit bashkiak, ai njofton dorëheqjen nga posti që e mbante për 12 vjet.

“Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral”, shkruan ai ndër të tjera./vizionplus

Back to top button