Krasniqi e propozon zyrtarisht Bedri Hamzën kandidat për kryeministër nga PDK

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi e propozon zyrtarisht Bedri Hamzën kandidat për kryeministër nga PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka nominuar zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Këtë e ka bërë të ditur ai vetë Krasniqi.

“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.


Krasniqi pritet të propozojë Bedri Hamzën për kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet ta propozojë Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas raportimeve të mediave, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë.

Kujtojmë se së fundmi, opozita ka intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Por Kurti ka thënë se nuk sheh arsye të japë dorëheqje, ndërsa ka rekomanduar opozitën që ta shpërndajë Kuvendin pastaj të shkohet në zgjedhje.

Konferenca pritet të mbahet me fillim nga ora 15:00 në selinë qëndrore të PDK-së.

Back to top button