Jerusalem: Si të ndalet gjakderdhja?

 

 

Vendet nga e tërë bota kanë bërë thirrje për qetësi, pas disa ditësh trazirash të përfshira në sulme hakmarrëse nga Izraeli dhe Palestinezët.

SHBA, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe, kanë nxitur Izraelin dhe Palestinezët që t’i ulin tensionet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi militantët palestinezë hapën zjarr nga raketat drejt Jerusalemit.

Si përgjigje, ushtria izraelite nisi sulmet ajrore kundër caqeve militante në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë në Gaza thanë se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kishin vdekur gjatë këtyre sulmeve.

Ushtria izraelite tha të paktën se tre anëtarë të grupit Hamas, që sundon në Gaza, ishin në mesun e të vrarëve.

Hamas ishte kërcënuar se do të godiste,  pasi mbi 300 palestinezë u plagosën të hënën në përleshjet me policinë izraelite në një vend të shenjtë në Jerusalem.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” dhe se Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.

Ditët e kaluara kanë shënuar edhe dhunën më të rëndë në Jerusalem gjatë këtyre viteve të fundit.

Përballje gjithnjë e më të dhunshme midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në një kompleks në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit kanë kërcënuar të shkaktojnë një konflikt më të gjerë.

Palestinezët janë zemëruar për kufizimet në hyrjen në kompleks, ku është vendosur xhamia al-Aqsa – vendi i tretë më i shenjtë në Islam – së bashku me Malin e Shenjtë – vendi më i veçuar në Judaizëm, raporton BBC nga Jerusalemi./E.D-21Media

Back to top button