Jetët në Mariupol janë në duart e Putinit

Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko tha se jetët e njerëzve të ngecur në qytetin e shkatërruar janë në duart e presidentit rus Vladimir Putin.
Boychenko, në një intervistë për Reuters, shprehu zhgënjimin e tij për shkallën e evakuimit nga Mariupol që nga fillimi i luftës.
Ai tha se Rusia e ka minuar këtë evakuim, të cilin ata e filluan në ditët e para të marsit.
“Ata na kërkuan t’u jepnim një hartë se nga do të fillojë evakuimi – ne u dhamë hartën. E pyetën sa autobusë keni, ne e kemi dhënë numrin e autobusëve. Dhe ata shkatërruan të gjitha ato vende, shkatërruan autobusët tanë”, tha kryebashkiaku.
Boychenko tha se ka ende 100 mijë njerëz të ngecur në qytet dhe ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të dorëzohen.
“Është e rëndësishme të kuptohet se jetët që janë ende atje, ato janë në duart e vetëm një personi – Vladimir Putin”, shtoi ai./21Media

Back to top button