434 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 434, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(Msh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Në raportin e publikuar dje nga MSH, nga 879 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Dje janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 349./21Media

Back to top button