“Jetoj vetëm, në një qytet prej shiu”
Poezia “Qyteti prej shiu” nga Xhabir Tabaku
më duhej të ikja
mora rrugën
detrave të mesdheut
maleve me borë
rrafshnaltave me ujqër
një natë të ftohtë
fjeta në dyshek me minjtë
kockat e armiqve i mbledh ka’iherë
në bohçen që më dha nana kur u largova
e i hedh në kopshtin mbas shtëpisë
ku flejnë zvarranikët
tash jam i lirë
jetoj vetëm, në një qytet prej shiu.