“Jetojmë si në Bangladesh” lagja 146 pa ujë, Kasami: Projekti ka shumë probleme, duhen mjete shtesë

Lagjja 146  në Tetovë vazhdon të jetë pa ujë të pijshëm edhe në këto temperatura të larta. Banorët e kësaj lagjeje thanë se ata detyrohen që të mbushin ujë në  vende të tjera, ndërsa edhe pse në këtë lagje u gërmua, përsëri kanë ngelur pa ujë të pijshëm.

“S’kemi ujë hiq nuk kemi ujë, mbushim andej e këndej, blejmë ujë për të pirë, do ta shohësh se blejmë ujë për të pirë, se di.”
“Nuk kemi hiq ujë 30 vite, filluan njëherë po ja e kanë lënë  vetë e shihni 30 vjet kështu  e shihni pa ujë, pa kanalizim, pa asfalt, 30 vjet asnjë parti nuk ka bërë asgjë. E shihni rrinë më këtë nxehtë. Këtu u bë si në Bangalladesh. Ujë nuk ka  kanalizim jo, pllakat e begatonit i rregulluan me ra një shi kaos behët.”
“Nuk ka vallah, ja s’ka ujë këtu është nuk ka ujë  s’kemi çka bëjmë, mbushim andej e këndej në kojshi s’kemi as çka të bëjmë.”
Kryetari i komunës së Tetovës tha e ky projekt ka shumë probleme.
“Është një projekt që  e kemi gjetur  me shumë probleme. Fillimisht gypi prurjes së ujit nga rezervuari lartë nuk është përfunduar, pasi që nuk janë paraparë të gjithë kostot dhe kanë dalë punime shtesë  të cilët do të duhet të gjejmë zgjidhje juridike si do i realizojmë  që të mund pastaj të gjejmë zgjidhje për rrjetin e shpërndarjes me banorët. Aty nuk është paraparë edhe kyçja e banorëve. Duhet edhe me banorët se si do realizohet edhe kyçja e banorëve në gypin e ujësjellësit. Është ndër projektet që është realizuar  me shumë mangësi dhe që ne duhet që në proces e sipër t’i zgjedhim edhe realizojmë.”, deklaroi Bilall Kasami.
Por, i pyetur se qytetarët e kësaj lagjeje, a do ta kalojnë edhe këtë verë pa ujë, Kasami ngrehu supet.
“Nuk mund të garantoj aty për shkak se behët fjalë për procedura juridike të tenderimit të punëve shtesë të cilët kanë dalë  që pasatja ata të lidhen në sistemin e ujësjellësit.”
Edhe pse tenderi për  ndërtimin e pishinës dhe sjelljen e ujit të pijshëm në këtë lagje ka përfunduar vite më parë, kjo  pjesë e qytetit nuk ka ujë të pijshëm. Secili kryetar që ka ardhur vetëm ka premtuar, por zgjidhje nuk ka, duke mbetur mijëra banorë pa ujë, raporton TV21./21Media

Back to top button