”Jetojme te dy ne nje qytet, dhe rralle shihemi sa rralle”
Ismail Kadare është poet dhe publicist shumë i njohur. U lind në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).
Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe asaj botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit ”Frymëzimet djaloshare”, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin ”Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: ”Përse mendohen këto male” (1964), ”Motive me diell” (1968) dhe ”Koha” (1976).
Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal, rol ky me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.
Poezi nga Ismail Kadare
Mall
Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.
Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?…
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall