Jeton Raka kandidat i VV-së për kryetar të Kaçanikut

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, sot ka qëndruar për vizitë në Kaçanik, ku edhe zyrtarizoi Jeton Rakën si kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Raka, kështë kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Kaçanik, njëherësh zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës në detyrë.
Kurti ka thënë se Raka është punëtor i palodhshëm, aktivist i përkushtuar dhe zyrtar kompetent ndaj detyrave dhe përgjegjësive.
“I tillë siç është Jetoni, i tillë i duhet qeverisjes në Kaçanik”, ka shkruar Kurti.
Kjo parti për zgjedhjet e 12 tetorit, ka shpall kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, dhe Shpejtim Bulliqin kandidat për Podujevë.