Jimmy Kimmel lë të kuptohet se po largohet nga emisioni
Jimmy Kimmel ka lënë të nënkuptohet se është shumë afër fundit të karrierës së tij televizive.
Në një intervistë për mediat e huaja Kimmel ka thënë se mund të ketë ardhë koha që ai të largohet nga emisioni i tij “ Jimmy Kimmel live”.
Ky emision shfaqjen e tij të parë e ka pasur në janar të vitit 2003, ku mysafirin e tij të parë e ka pasur George Clooney, shkruan New York Post .
“Jam po aq i befasuar sa çdokush mund të jetë në këtë pozicion, edhe të kem një punë vërtet të mirë është një surprizë për mua”, tha humoristi. Duke lënë kështu të nënkuptojë dorëheqjen, transmeton rtv21.tv.
“Të mërkurën mbrëma, isha shumë i lodhur dhe kisha të gjitha këto skenarë për të kaluar – më duhej të rishikoja dhe rishkruaja të gjitha këto ide për çmimet Oscar – dhe fjalë për fjalë po tundja kokën në kompjuterin tim”, ka shtuar Kimmel.
Kujtojmë, se para dy jave artistja shqiptare Dua Lipa ka qenë e ftuar në emisionin e Kimmel./21Media