John Legend: Dhimbja e humbjes së fëmijës nuk kalon asnjëherë
Kohë më parë, John Legend dhe gruaja e tij Chrissy Teigen humbën fëmijën e tyre.
Teigen njoftoi për abortin përmes Instagramit.
Legend ka thënë se pjesë e procesit të shërimit ishte kënga “Stardust”, në të cilën Legend flet për forcën e gruas së tij pavarësisht humbjes së tyre e cila ai thotë se i shkatërroi.
“Kjo ishte një nga këngët e para të albumit që shkrova dhe ishte menjëherë pas humbjes së fëmijës, ishte vërtetë domethënëse për Chrissyn – ishte terapeutike pas asaj që kaluam. E gjithë ky sesion i albumit ka të bëjë me shërimin. Ka të bëjë me gjetjen e një mënyre për të mbijetuar përmes pikëllimit tuaj dhe të kujtoni se çfarë do të thoni për njerëzit që ju duan dhe që doni”, tha ai.
Legend thotë se ai dhe Teigen gjetën rrugën e tyre nëpër errësirë duke u fokusuar të dy fëmijët tjerë, Luna dhe Miles.
“Kurrë nuk e harroni atë dhimbje, thjesht gjeni mënyra për të vazhduar”, tha ai./21Media