John Legend thotë se aborti duhet të jetë vendim personal
John Legend ka folur për të drejtën e abortit, duke thënë se qeveria nuk duhet të përfshihet në këtë çështje, pasi thotë se është personale.
Madje, fituesi i shumë çmimeve ka thënë se është shumë fyese që njerëzit që ndoshta kanë kaluar një abort të tmerrshëm, siç e kujton ai atë të bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen, të rrezikojnë hetimin mbi abortin.
Dy vjet më parë, gruaja e tij, Chrissy humbi fëmijën në javën e 20-të.
Komentet e Legend vijnë pasi miliona gra në SHBA, kryesisht në Indiana përballen me humbjen e të drejtës së tyre kushtetuese për abort.
Projektligji i cili duhet të nënshkruhet nga guvernatori i shtetit, do të nënkuptonte një ndalim total të abortit në SHBA, me përjashtime për rastet e përdhunimit dhe incestit, megjithëse të kufizuara në 10 javë, për të parandaluar rrezikun serioz fizik për nënën, që në shumë raste mund të jetë edhe fatal.
Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden e ka cilësuar si një vendim shkatërrues.
“Është një hap tjetër radikal nga ligjvënësit republikanë për të hequr të drejtat riprodhuese dhe lirinë e grave dhe për t’i vënë vendimet e kujdesit shëndetësor personal në duart e politikanëve dhe jo të grave e mjekëve të tyre”, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Shtetet tjera, pas Indiana, pritet të shtrëngojnë po ashtu kufizimet për abortin, ndërsa të tjerët kanë miratuar kufizime para-ekzistuese tashnmë, duke çuar frikën se çfarë mund të thotë për gratë që kanë pësuar një abort dhe mund të kenë nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Indiana është bërë shteti i parë që miraton ligjin që ndalon shumicën e aborteve./21Media