Johnson: Dështimi i rusëve me ishullin e gjarprinjve tregon aftësinë e Ukrainës në luftë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se vendimi i Rusisë për të braktisur postin strategjik të Detit të Zi të ishullit të gjarpërinjve është dëshmi e aftësisë së Ukrainës për të luftuar.

“Nëse do të donit prova të aftësisë së mahnitshme të ukrainasve për të luftuar për të kapërcyer vështirësitë dhe për të zmbrapsur rusët, atëherë shikoni se çfarë ka ndodhur pikërisht sot në ishullin e gjarpërinjve, ku përsëri Rusisë i është dashur të lëshojë tokë”, ka thënë Johnson në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Madrid.

“Në fund do të jetë e pamundur që Putini të mbajë një vend që nuk do ta pranojë sundimin e tij”, ka thënë Johnson./21Media

Back to top button