Johnson e quan “të turpshme” skenën në Kapitol Hill

 

Kryeministri britanik Boris Johnson ka përshkruar skenat në Uashington, DC – ku protestuesit kanë shkelur Kapitolin e SHBA –së si “të turpshme”.

“Skena të turpshme në Kongresin e SHBA-së”, shkroi Johnson të mërkurën, përcjell portali rtv21.tv

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë për demokracinë në të gjithë botën dhe tani është jetësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit,” shtoi ai.

Më herët të mërkurën, Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Dominic Raab tha se qeveria Britanike ka “besim të plotë” se sistemi i kontrolleve dhe ekuilibrave i SHBA-së do të sigurojë që rezultati i zgjedhjeve “të vendoset, përcaktohet dhe më pas të respektohet”./21Media

Back to top button