Johnson: I takon popullit ukrainas të vendosë nëse duan një marrëveshje paqeje
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë se i takon popullit ukrainas të vendosë nëse dhe kur duan të vendosin për një marrëveshje paqeje me Rusinë.
I pyetur nga BBC, se cili është objektivi i Mbretërisë së Bashkuar për konfliktin në Ukrainë, ai thotë se i takon presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt dhe popullit ukrainas të vendosin.
“Ne nuk mund të jemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë”, ka thënë ai.
Por ai ka thënë se ka parë se në një sondazh pas sulmit në qendrën tregtare në Kremenchuk, “89% e ukrainasve në asnjë rrethanë nuk të pranonin një marrëveshje paqeje në shkëmbim të territoreve dhe ata nuk donin asnjë lloj marrëveshje me Rusinë”
“Detyra jonë është thjesht të justifikojmë parimin, të mbrojmë të drejtën e ukrainasve për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është ajo që ne po bëjmë”, ka thënë Johnson.
“Ne duam t’u japim atyre mjetet për të dëbuar rusët nga territori i tyre dhe ta vendosim Zelenskyn në pozicionin më të mirë të mundshëm nëse ai vendos se dëshiron të flasë me Rusinë për një marrëveshje. Por Johnson thekson se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk po ofron një marrëveshje”, ka thënë tutje Johnson./21Media