Johnson paralajmëron “lodhjen e Ukrainës”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka folur pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev të premten.
Ai thotë se është e rëndësishme që Britania të vazhdojë të tregojë se po mbështet Ukrainën, ndërsa paralajmëron për rrezikun e “lodhjes së Ukrainës”.
“Rusët janë duke kërcyer përpara centimetër pas centimetri dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë që është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë,” u tha Johnson gazetarëve.
“Kur lodhja e Ukrainës po fillon, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, thotë Johnson.
Do të ishte një “katastrofë” nëse presidenti rus Vladimir Putin do të ishte në gjendje të siguronte qytete në jug të Ukrainës dhe Donbas, shton ai.
Kryeministri thotë gjithashtu se dëshiron të bëjë të qartë se Britania e Madhe po mbështet ukrainasit në ambicien e tyre për të dëbuar rusët nga gjithçka që Putini ka marrë që nga 24 shkurti./21Media

Back to top button