16 raste të reja me Covid-19

16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 198 testime të realizuara 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282. Në total numri i rasteve aktive është 101.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës. Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button