Johnson prezantoi planin “të jetosh me virusin”

Kryeministri britanik Boris Johnson, takoi ministrat e kabinetit të tij sot për të rënë dakord për planin “për të jetuar me virusin” pas gati dy vjetëve kufizime.
Johnson përshëndeti një epokë të re pas COVID-it, ndërsa deklaroi se ligjet e izolimit po anulohen nga e enjtja dhe testet falas për COVID-19 do të largohen nga 1 prilli, përcjellë rtv21.tv
Kryeministri konfirmoi se njerëzit me virus nuk do të detyrohen më të qëndrojnë të izoluar në Angli – megjithëse do të këshillohen të shmangin përhapjen e sëmundjes në të njëjtën mënyrë si me gripin. Po ashtu njoftoi se po largohen pagesat e mbështetjes shtetërore dhe gjurmimi i kontakteve.
Tutje, Johnson tha se pandemia ‘nuk është larguar’, por vendi ka kaluar kulmin e valës Omicron dhe duhet të fillojmë ‘të mbrohemi pa humbur liritë tona’.
Johnson i përcjelli Mbretëreshës Elizabeth urimet e tij më të mira dhe  i uroi shërim pas infektimit me virusin./21Media

Back to top button