Johnson: Putin më kërcënoi
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kërcënoi atë me një sulm raketor nëpërmjet një telefonate “të jashtëzakonshme”, në prag të agresionit rus ndaj Ukrainës.
Siç raportoi BBC-ja të dielën, Johnson deklaroi se kërcënimi erdhi kur u shpreh se “lufta do të ishte katastrofë e plotë”, gjatë një telefonate “shumë të gjatë në shkurt të 2022-s”.
Detajet e shkëmbimit të mesazheve janë zbuluar në një dokumentar të BBC-së, që shqyrton ndërveprimet e Putinit me liderët botërorë.