​Ndeshje interesante sot në Superligën e Shqipërisë

Në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Shqipërisë në futboll sot do të zhvillohen tri ndeshje të tjera.
Nuk do të mungojnë ballafaqime tejet interesante ku veçohet derbi ndërmjet Partizanit dhe Egnatias, dy skuadra që edhe më tutje nuk kane hequr dorë nga lufta për titullin kampion.
Partizani ka 30 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Tirana që është liderë e tabelës, kurse Egnatia është e katërta me 26 pikë. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në stadiumin e Partizanit në Tiranë.
Sfidë tjetër tejet interesante do të jetë ajo ndërmjet Lacit dhe Teutës që edhe më tutje nuk i kanë ikur zonës së rrezikshme të rënies një kategori më poshtë. Ballafaqimi ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 13:00.
Ballafaqim i zjarrtë do të jetë edhe ai ndërmjet Erzenit dhe Vllaznisë që zhvillohet po ashtu nga ora 19:00. Dy pikë është diferenca ndërmjet tyre në renditjen tabelare me Vllazninë që ka 28 pikë në vendin e tretë, kurse Erzeni është në të pestin me 26 sosh.

Back to top button