Johnson: Të merresh vesh me Putinin, si të negociosh me krokodilin
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se të merresh me presidentin rus, Vladimir Putin, është njëjtë si “të mundohesh të merresh vesh me një krokodil kur ka këmbën tënde në gojë”.
Duke folur me gazetarët gjatë një fluturimi për në Indi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar sugjeroi se Putini mund të shikojë të negociojë vetëm nëse do të kishte fituar një pozicion të fortë në Ukrainë. Por ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë më pas të nisë një sulm të ri në kryeqytetin Kiev.
Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendoi se presidenti Zelensky dëshironte të shihte forcat ruse të dëboheshin nga Ukraina lindore. Por ai mendoi se Zelensky do të konsideronte të fliste për Krimenë një gadishull që u aneksua nga forcat ruse në 2014.
Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën,” tha ai./21Media