Johnson tha se sanksionet e Britanisë “do ta godasin Rusinë shumë rëndë”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se shumë shpejt do të vendosë sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit dërgoi trupa në Ukrainën lindore.
Boris Johnson thotë se së shpejti do të zbulojë një “breshëri të parë” të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
Ai thotë se ato “do ta godasin Rusinë shumë rëndë” dhe do të synojnë “interesat ekonomike që kanë mbështetur makinën e luftës ruse”.
Kryeministri shton se “do të bëjmë shumë më tepër” nëse ndodh një pushtim i plotë i vendit, transmeton rtv21.tv.
Çfarë sanksione mund të zbatohen?
Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar thonë se sanksionet mund të synojnë kompanitë dhe individët e lidhur me qeverinë ruse
Boris Johnson thotë gjithashtu se Britania e Madhe mund të kufizojë aftësinë e firmave ruse për të mbledhur kapital në tregjet e Londrës
Ai ka sugjeruar se aleatët perëndimorë po kërkojnë të ndalojnë kompanitë ruse të tregtojnë në paund dhe dollarë
Masa të tjera që vendet perëndimore mund të vendosin përfshijnë kufizimin e eksporteve në Rusi, ose përjashtimin e saj nga shërbimi i mesazheve financiare Sëift.
Johnson thotë se do t’u njoftojë deputetëve paketën e sanksioneve./21Media

Back to top button