Johnson u kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë presionin ndaj Putinit

Kryeministri britanik Boris Johnson, kërkoi nga G7 dhe liderët e tjerë botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit.
Pas një telefonate me liderët botërorë të hënën, një zëdhënës i Downing Street tha se të gjithë liderët ranë dakord se rezistenca e guximshme e Ukrainës ndaj trupave ruse është me të vërtetë frymëzuese, përcjellë rtv21.tv
Johnson gjithashtu theksoi nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim, duke përfshirë mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t’u marrë me një numër të madh ukrainassh që i shpëtojnë dhunës në vend, thuhet në deklaratë, raporton CNN
Kryeministri theksoi nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën.
Udhëheqësit ranë dakord të ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij, thuhet në deklaratë./21Media

Back to top button