Johnson zotohet t’i japë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot u tha deputetëve në Westminster se prioritetet e qeverisë në MB duhet të jenë afatgjata pasi “ne përballemi me pasgoditjet ekonomike të agresionit rus”.
Ai tha se po shikon të trajtojë ndikimin e çmimeve britanike të energjisë dhe faturave familjare.
Johnson tha se mbështetja e qeverisë për familjet në vështirësi do të ndihmojë për t’i dhënë fund varësisë nga nafta dhe gazi i Putinit dhe për të siguruar që energjia të jetë më e lirë në afat të gjatë.
Ai u zotua ta bëjë energjinë britanike më të gjelbër, më të përballueshme dhe më të sigurt duke zgjeruar erën në det të hapur, duke ndërtuar reaktorë të rinj bërthamorë dhe duke u bashkuar me aleatët për të “përballur agresionin e Putinit”, shkruan BBC./21Media

Back to top button