Jordan Henderson i bashkohet klubit Al-Ettifaq në Arabinë Saudite
Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, i është bashkuar klubit të Arabisë Saudite, Al-Ettifaq.
Mesfushori anglez, 33 vjeç, ka hyrë në një marrëveshje me vlerë rreth 13 milionë euro plus shtesa.
Në një video lamtumire një ditë më parë, Henderson kishte njoftuar se do të largohej nga klubi pas 12 vitesh gjatë të cilave fitoi titullin Premier League dhe Champions League.
Henderson kishte qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Sunderland në një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro në qershor 2011.
Ai luajti 492 herë për Reds, duke shënuar 33 gola dhe duke regjistruar 57 asistime dhe fitoi shtatë trofe të mëdhenj me klubin.
Henderson, i cili ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2026 me Al-Ettifaq, do të lidhet sërish me ish-kapitenin e Liverpool, Steven Gerrard, i cili është menaxher i skuadrës Saudite Pro League.
Dyshja ishin bashkëlojtarë në klubin nga Anfield përpara se Gerrard të largohej në 2015, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Henderson është i fundit në një numër lojtarësh me emër që do të transferohet në Arabinë Saudite këtë verë.
Ish-bashkëlojtari i tij në Liverpool, Roberto Firmino, iu bashkua Al-Ahli, i cili gjithashtu nënshkroi portierin e Senegalit Edouard Mendy nga Chelsea dhe ka rënë dakord për një marrëveshje për anësorin e Manchester City, Riyad Mahrez.
Ndërkohë, Al-Ittihad ka sjellë tashmë ish-sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema, ish-mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante dhe sulmuesin portugez Jota nga Celtic.
Al-Hilal, i cili ka bërë një ofertë rekord botëror prej 300 milionë euro për sulmuesin e Paris St-Germain, Kylian Mbappe, ka nënshkruar me mesfushorin portugez Ruben Neves nga Wolves dhe mbrojtësin e Senegalit Kalidou Koulibaly nga Chelsea. /21Media