Joseph: Çelësi i zgjidhjes së krizës në Kosovë te katër shtete të NATO-s

Profesori amerikan, Edward Joseph ka komentuar sërish zhvillimet në veri të Kosovës.

Joseph, ka thënë se çelësi i zgjidhjes së çështjes mes Kosovës dhe Serbisë qëndron te katër shtete të BE-së, që janë edhe anëtare të NATO-s, të cilat nuk e njohin Kosovën.

Joseph ka thënë se nëse Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia e njohin Kosovën, atëherë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më nuk do ta kishte një levë aq të fortë në duart e veta. Po ashtu Joseph ka thënë se nëse Ukraina e njeh Kosovën do të ishte katalizator.

“Problemi vjen brenda BE-së. Është fakti se katër shtete të NATO-s, që janë edhe pjesë e BE-së, si Greqia, Rumania, Sllovakia e Spanja, nuk e njohin Kosovën. Dhe me kushtet që i kanë për njohje, pasi që Serbia ta njohë Kosovën, kjo i jep Vuçiqit gjithë levën, e ai nuk është i interesuar ta zgjidhë çështjen. Ai po e shkel vazhdimisht marrëveshjen që u bë në mars, që është formë e njohjes de facto, por nuk po dëshiron me zbatu”, ka thënë Joseph për “Al Jazeera”.

Joseph ka thënë se situata e të premtes në veri është serioze, porse nuk është afër të shpërthejë.

Për veprimin e Vuçiqit që të vë Ushtrinë e Serbisë në gjendje të gatishmërisë, Joseph ka thënë se të gjithë e dinë se Serbia s’guxon të dërgojë forca në Kosovë pasi futet në konfrontim direkt me NATO-n.

“Vuçiqi e di dhe e dinë të gjithë, se ai nuk mund të dërgojë trupat përtej kufirit, pasi do të ketë konfrontim direkt me NATO-n dhe kjo është gjëja e fundit që do ai”, tha Joseph.

Joseph ka thënë se Kosova ka të drejtë të shtrijë kontrollin në veri, porse “ka një padurim në Prishtinë për të bërë këtë”.

“Kryeminisri Albin Kurti nuk e respektojë atë nevojë për koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ndonëse formalisht e ligjërisht ka të drejtë. Për këtë erdhën kritikat e ashpra nga SHBA-ja”, tha Joseph.

Joseph ka thënë se ndërkombëtarët kanë mungesë “leve” ndaj Vuçiqit.

Back to top button