Joseph: Është në interesat strategjike të Kosovës t’i trajtojë të gjithë qytetarët sipas ligjit

Profesori i Universitetis Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka bërë një reagim në platformën “X” pasi ambasadat e shteteve të QUINT-it, Zyra e Bashkimit Europian dhe OSBE-ja kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që ta finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat veriore të vendit.

Joseph tha se është në interesat strategjike të Kosovës që t’i ndjekë ligjet e veta dhe t’i trajtojë sipas ligjit të gjithë qytetarët e saj.

“A mundet dikush në Kosovë të mbrojë parimin e thjeshtë se është në interesat strategjike të Kosovës të ndjekë ligjet e Kosovës dhe të trajtojë të gjithë qytetarët e Kosovës — përfshirë serbët e Kosovës — sipas ligjit?”, shkroi Joseph.

Back to top button