Macroni do të marrë pjesë në samitin ukrainas për paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të marrë pjesë në një samit ukrainas për paqe, i cili do të mbahet gjatë këtij muaji në Zvicër, njoftoi Presidenca franceze të enjten.

Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nykyforov, tha se 107 vende dhe organizata ndërkombëtare e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samitin e 15-16 qershorit, në të cilin Ukraina shpreson se do të fitojë mbështetje të gjerë ndërkombëtare për vizionin e saj për kushtet që nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Back to top button